Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka tërhequr vendimin e tij për të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar mbi Gazën në Egjipt, pasi mori kritika të ashpra nga koalicioni i tij i krahut të djathtë dhe baza politike, raportoi Channel 12 i Izraelit, duke cituar Reuters.
Sipas kësaj agjencie, Netanyahu u përball me kundërshtimin ndaj mundësisë së ndarjes së skenës së samitit me Presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, si dhe me udhëheqës të tjerë të vendeve arabe dhe myslimane që e djathta izraelite i konsideron të papranueshme, përfshirë Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.
Netanyahu prej kohësh ka kundërshtuar rolin e Autoritetit Palestinez në qeverisjen e ardhshme të Rripit të Gazës pas përfundimit të konfliktit, duke e barazuar shpesh selinë e tij në Ramallah me Hamasin dhe duke hedhur poshtë zgjidhjen me dy shtete që mbështet institucioni, raportoi Tanjug.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka lëshuar një sërë kritikash të ashpra ndaj qeverisë izraelite dhe personalisht Netanyahut gjatë luftës në Gaza, madje duke e krahasuar atë me Adolf Hitlerin, gjë që e rriti më tej ndjeshmërinë politike të një takimi të mundshëm midis dy udhëheqësve.
The post Netanyahu anulon samitin në Egjipt për shkak të presionit të koalicionit appeared first on Alsat.