Benjamin Netanyahu pritet të vizitojë Shtetet e Bashkuara për t’u takuar me Donald Trump midis 28 dhe 31 dhjetorit, sipas informacionit nga Radioja Ushtarake e Izraelit. Datat e sakta nuk janë konfirmuar ende.
Burimet thanë se takimi mund të zhvillohet në vendpushimin e presidentit amerikan, Mar-a-Lago.
Zyra e Kryeministrit Izraelit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi datat e planifikuara të vizitës.
Zyra e Kryeministrit njoftoi dje se Trump e ka ftuar Netanyahun të takohet në Shtetet e Bashkuara, e cila do të jetë vizita e tij e pestë që kur Trump mori detyrën në janar.
Takimi pritet të përqendrohet në një marrëveshje sigurie në zhvillim midis Izraelit dhe Sirisë, si dhe në koordinimin mbi zbatimin e planit të paqes së Trump në Gaza./vizionplus.tv
