Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka kërkuar falje Katarit pasi Izraeli bombardoi Dohan më parë këtë muaj në një përpjekje për të vrarë zyrtarë të Hamasit, mësoi Reuters.
Sipas një burimi pranë udhëheqësit izraelit, Netanyahu foli në telefon me kryeministrin Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, duke e telefonuar nga Shtëpia e Bardhë.
Kjo vjen pak pasi Netanyahu mbërriti në Shtëpinë e Bardhë, ku u prit nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Sipas Reuters, presidenti i SHBA-së foli sot edhe me Katarin.
Kujtojmë se Izraeli nisi një sulm ndaj Katarit në fillim të këtij muaji, duke synuar zyrtarët e Hamasit. Grupi terrorist prej kohësh ka pasur selinë e tij politike në Doha.
Në atë kohë, Katari, një aleat i SHBA-së, e dënoi sulmin si “të fshehtë” dhe një “shkelje të qartë të të gjitha ligjeve dhe normave ndërkombëtare”.
The post Netanyahu mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, ai telefonoi Katarin dhe kërkoi falje për sulmin appeared first on Alsat.