Sot nga Gjykata e Apelit pranova vendimin me të cilin është konfirmuar vendimi i Gjykatës së Tetovës lidhur me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria për veprën penale “Keqpërdorim i të Dhënave Personale”. Edhe një herë u vërtetua se kallëzimi dhe procedura e udhëhequr nga prokurorja Yllzana Kasami kanë qenë pa bazë dhe të pambështetura në fakte.
Vlerësoj lart punën e Gjykatës së Tetovës, në veçanti të gjyqtarit Jordan Velkovski, i cili veproi në përputhje me faktet dhe ligjin, duke dëshmuar se drejtësia duhet të mbështetet në prova dhe se gazetarët dhe fjala e lirë nuk mund të dënohen.
Po ashtu, nuk mund të mos e theksoj punën profesionale të trupit gjykues të Gjykatës së Apelit në Gostivar, i cili mbajti seancë publike dhe vendosi në favor të drejtësisë dhe lirisë së shprehjes.
Sa i përket prokurores, i uroj sukses në punën e saj të mëtejshme. Shpresoj që ky vendim të shërbejë si një sqarim se gazetarët nuk janë kundër askujt. Përkundrazi, gazetarët shpesh janë ata që rastet me interes publik i sjellin para institucioneve, përfshirë Prokurorinë, duke kontribuar në transparencë dhe llogaridhënie ndërkaq prokuroria është vetëm me 2% besueshmëri.
Për #Hoxhën e Debërcës xhi të thom pi sot është hajdut dhe renavec!
Mos ta haroj avokatin Sait Zulbehari që ka qenë gjithmonë aty për tu përballur me gënjestrat dhe për të mbrojtur drejtësinë 
Ky vendim është një fitore për drejtësinë, profesionalizmin dhe lirinë e fjalës.

