
Nevzat Bejta do të jetë kandidat për kryetar të Gostivarit, mëson TV21. Ai ka qenë kryetar në dy mandate, ndërsa në zgjedhjet e 11 janarit të vitit 2025 do të kërkojë mandatin e tretë. Siç mëson TV21 ai do të garojë nën logon e koalicionit VLEN.
Bejta pritet që gjatë ditës së nesërme ta dorëzojë kandidaturën në KSHZ.
Siç dihet në raundin e parë të zgjedhjeve lokale votimi në Gostivar nuk arriti censusin./TV21
