Nga ëndrrat e një fëmije të frymëzuar nga Star Wars drejt projekteve që sot prekin hapësirën.

Albon Rexhepi nga Gostivari është një nga profesionistët që kontribuon në industrinë që bashkëpunon me NASA-n, në kuadër të misionit Artemis II, përmes kompanisë që ai përfaqëson.

 Rexhepi është i përfshirë në zhvillimin e teknologjive të matjes dhe testimit, të cilat përdoren në fazat përgatitore të këtij misioni. Në emisionin Pastel ai tregoi se si u bë pjesë e këtij projekti madhështor.

“Dmth Artemis II është faza e dyte e projektit te Artemis, ky projekt është rrugëtimi i astronautëve me anije kozmike përreth hënës d.m.th. nuk do te ndalen te hëna, dhe do te kthehen ne toke. Duhet te kthehen Brenda 12 orëve, te ndalen përafërsisht tek Oqeani Paqësor afër San Francisko te Kalifornisë, ky projekt ka filluar prej 2022 kur mbaroi faza e pare e Artemisit dhe ne prej 2022 merremi me këtë project. Firma qe udhëheq unë krijon produkt për matje dhe për testime, ne i bëmë një demonstrim NASA-s për produkteve tona, për çfarë mundësie mund te behet, si dhe unë e morra grupin e inxhiniereve  dhe sipas ekspertizës te inxhiniereve dhe sipas produkteve dhe asaj qe ofrojmë NASA na zgjodhi neve qe te jemi partner ne Artemis II”, tha Albon Rexhepi – drejtues i kompanisë Dewetron.

Ndërkohë, bashkëpunimi nuk pritet të ndalet vetëm me këtë fazë, ai thotë që janë në bisedime që pas kthimit të Artenis 2, të fillojnë përgatitijet për Artemis 3.

“Po, për momentin jemi ne kontakt qe te bashkëpunojmë, d.m.th. pasi te kthehet Artemis 2 do te fillojnë punët për Artemis 3 dhe shpresoj se do tja dalim deri ne fund sepse do te ketë Artemis 4, 5 etj”, u shpreh tha Albon Rexhepi – drejtues i kompanisë Dewetron.

Albon Rexhepi është një shembull se si një rrugëtim që nis nga një qytet i vogël por me ambicie të madhe  mund të  lidhet me projekte globale, duke dëshmuar se edhe nga këtu mund të jesh pjesë e industrive më të avancuara në botë.

Misioni Artemis II është pjesë e programit Artemis të NASA për rikthimin e njerëzve në Hënë. Ndryshe nga Artemis I që ishte pa ekuipazh, Artemis II dërgon astronautë për një fluturim rreth Hënës, si hap testues para uljes së planifikuar në misionet pasuese.