Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh), thonë se përmes dy thirrjeve publike, kanë ndarë mbi 54 milionë denarë për institucionet publike shkencore në realizimin e projekteve kërkimore-shkencore, si dhe për institucionet e arsimit të lartë që në bashkëpunim me sektorin e biznesit, realizojnë projekte me interes të veçantë shkencor dhe publik, në përputhje me Strategjinë për Specializim të Mençur të Maqedonisë.

Me 23,7 milionë denarë, do të financohet realizimi i tetë projekteve të propozuara nga tetë institute publike shkencore të pavarura, të cilat aplikuan në thirrjen e MASh për mbështetje të veprimtarisë së tyre, që konsiderohet me interes të lartë strategjik dhe kombëtar për shtetin. Sipas kushteve të thirrjes, për secilin projekt mund të ndahen deri në 3 milionë denarë. Rezultatet janë publikuar këtu

Ndërkohë, pesë projekte kërkimore-shkencore me interes të veçantë publik dhe shkencor, të cilat janë rezultat i bashkëpunimit mes sektorit akademik dhe atij të biznesit në kuadër të specializimit të mençur të shtetit, do të financohen me gjithsej 30,4 milionë denarë

. Thirrja për këtë kategori parashikonte financim deri në 8 milionë denarë për projekt. Rezultatet janë publikuar këtu.

Ministria njofton gjithashtu se së shpejti do të publikohen edhe rezultatet nga thirrja e tretë publike, e cila është pjesë e programit për mbështetjen e veprimtarisë kërkimore-shkencore në Maqedoni për vitin 2025. Kjo thirrje parasheh financimin e projekteve inovative nga universitetet shtetërore, fakultetet, institutet shkencore dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë (ASHAM). Çdo projekt i pranuar do të përfitojë deri në 8 milionë denarë.

Sipas MASH, Buxheti për shkencën në vitin 2025 arrin në 680 milionë denarë.