Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) vendosi për uljen e çmimit të dizelit për një denarë. Ndërkohë që çmimi i benzinës nuk ndryshon.
“Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) ulet për 1,00 denarë/litër, në raport me çmimin e shitjes me pakicë, të përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 01.12.2025 kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) do të jetë 68,50 den/litër”, thuhet në njoftimin e KRRE-së.
Çmimi i ri i dizelit hyn në fuqi nga mesnata.
The post Nga mesnata dizeli do të shitet me çmim të ri appeared first on Alsat.
