Gazetar:Bashkim Sulejmani
Katër deri në pesë fëmijë në javë përfundojnë me lëndime të rënda në ortopedinë e Tetovës, nga aksidentet me trotinete. Mjeku Haris Karaxhenemi, alarmon prindërit që t’ua ndalojnë fëmijëve të tyre trotinetet sepse dëmtimet shpesh lënë pasojë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.
“Alarmant është numri i rasteve që paraqiten në ambulantën tonë, dhe është në rritje. Apelojmë prindërit dhe institucionet shtetërore që të bëjnë çmos për parandalimin e përdorimit të trotineteve nga fëmijët. Çdo javë kemi nga katër pesë raste lëndimesh të fëmijëve sidomos. Andaj edhe një herë të ndalohet përdorimi i trotineteve nga fëmijët. Disa nga këto lëndime shkaktohen edhe në zonat e rritjes së eshtrave mund të lënë pasoja për të ardhmen, deformitete gjatë zhvillimit apo rritjes së sistemit skeletor”, deklaroi, Haris Karaxhenemi, Ortoped.
Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë por edhe MPB në nivel të shtetit, kanë rritur masat e kontrollit ndaj trotineteve por edhe drejtuesve të motoçikletave.
“SPB Tetovë dhe MPB ka rritur masat dhe aktivitetet kontrolluese, me qëllim zvogëlimin e numrit të shkeljeve që ndodhin dhe sanksionimin e drejtuesve që nuk respektojnë rregullat. Vetëm dje në rajonin e Tetovës, janë konstatuar gjithsej dhjetë shkelje, pra pesë për mos mbajtje helmete mbrojtëse, katër drejtim i pakujdesshëm i automjetit dhe janë konfiskuar motoçikletat, si dhe është konstatuar edhe një shkelje për drejtim të automjetit me kategori të papërshtatshme”
Gjatë kontrollit të njësitit mobil në Tetovë një ditë më parë janë ndërmarrë masa ndaj 71 personave që kanë bërë shkelje në trafik. /Alsat.mk.
The post Nga përdorimi i trotineteve, katër deri në pesë fëmijë në javë përfundojnë me lëndime të rënda appeared first on Alsat.
