I madh e i vogël nga i gjithë rajoni dhe diaspora u mblodhën në sheshin “Skënderbeu” në Shkup me flamujt kuq e zi dhe me plisa në kokë!
Pas Prishtinës, Tiranës, Hagës dhe Strasburgut, edhe nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut u ngrit zëri në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Organizata e Veteranëve të UÇK-së mbajtën fjalim në skenë, duke kërkuar drejtësi për çlirimtarët.
Në skenë u ngjit edhe artisti Ilir Shaqiri, i cili interpretoi me djalin dhe nipin e tij.
Ali Ahmeti, duke folur si bashkëthemelues i UÇK-së tha se procesi në Hagë duhet të marrë epilog të pafajësisë, gjersa bëri të ditur se protesta nuk është kundër Maqedonisë!
Protesta u mbajt në masa të shtuara të sigurisë policore, ndërkaq shumë prej ish-luftëtarëve të UÇK-së nuk kanë udhëtuar drejt Shkupit pas thirrjes së OVL-UÇK-së se mund të ndalohen nga policia sipas fletarrestim ndërkombëtar të iniciuar nga autoritetet serbe.
Protesta përfundoi me valle shqiptare!
