Qytetarët e RMV-së me patentë shoferi të kategorisë “B”, që nga sot, kanë të drejtë të drejtojnë motoçikleta me transmision automatik të kategorisë “A1” me një vëllim motori prej 125 m3 dhe fuqia e motorit të të cilave nuk i kalon 11 KW, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor.
“Theksojmë se nuk lejohet drejtimi i motoçikletës deri në 125 cm³ pa e përfunduar trajnimin teorik dhe pa siguruar vërtetim nga autoshkolla. Trajnimi zgjat katër orë dhe përfshin tema kyçe për sigurinë: pajisjet mbrojtëse, kontrollin dhe stabilitetin e motoçikletës, transportin e bashkudhëtarit dhe përballimin e rreziqeve në rrugë:, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Nga MPB theksuan se, pas përfundimit të orëve, autoshkolla lëshon një vërtetim zyrtar (formular në format A5) dhe e njofton MPB-në, ku do të mbahet evidencë për të gjitha vërtetimet e lëshuara në bazë të të dhënave të marra drejtpërdrejt nga autoshkollat./Alsat.mk.
The post Nga sot, motoçikletat deri në 125 cm³ do të mund të drejtohen me patentë të kategorisë B appeared first on Alsat.
