Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se se pronari i Burxh Kalifa dhe i Dubai Moll ishte në Shkup, në Kodrën e Diellit dhe Ohër, për t’i shqyrtuar mundësitë për investime.
Siç tha sot Nikolloski, pas vizitës së ekipit qeveritar në Emiratet e Bashkuara Arabe në mes të prillit të këtij viti nga atje tashmë vijnë investitorë në Maqedoni dhe ka mjaft mundësi dhe hapësirë për bashkëpunim.
“Për herë të parë e hapëm Maqedoninë, investitorët po vijnë këtu, kjo ka dalë edhe në rrjetet sociale, pronari i Burxh Kalifa dhe Dubai Moll tashmë e ka parë Shkupin, Kodrën e Diellit dhe Ohrin. Mendoj se duhet t’i hapemi kësaj bote, ka shumë mundësi dhe hapësirë për bashkëpunim”, tha Nikolloski në Kanal 5.
Në takimin e Nikolloskit me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtar i Abu Dabi, sheikun Muhamed Vin Zajed Al-Nahjan, siç publikoi ai paraprakisht, janë hapur tema dhe mundësi për bashkëpunim të fortë në disa sektorë, transport dhe infrastrukturë, turizëm, bujqësi dhe energjetikë. Ai atëherë kumoi edhe se dakordojnë fluturime me Er Arabia.
“Kemi takime të shumta dhe do të nënshkruajmë disa marrëveshje për bashkëpunim ekonomik. Po flasim edhe për një bashkim të drejtpërdrejtë, tashmë kemi një marrëveshje me Flaj Dubai për një fluturim Dubai-Shkup që duhet të fillojë së shpejti dhe po flasim edhe me Er Arabia për hapjen e të paktën dy fluturimeve, njëri prej të cilëve shpresoj se do të jetë në rajonin e Ohrit, gjë që do të zhvillonte më tej turizmin”, tha Nikolloski më 15 prill të këtij viti.
