Me grumbullimin zyrtar të sotëm, përfaqësuesja e Maqedonisë e nisi ciklin ndeshjeve të nëntorit. Përzgjedhësi Blagoja Milevski ka ftuar 28 futbollistë, me qëllim që të ketë konkurrencë më të gjerë për ndeshjen e fundit të këtij cikli.
Për shkak dëmtimi do të mungojë Ezgjan Alioski, ndërsa në skuadër rikthehen Bojan Dimoski, Lirim Qamili dhe Kristijan Trapanovski. Ky grumbullim zhvillohet në prag të dy ndeshjeve të fundit për këtë vit — miqësores me Letoninë më 13 nëntor në Shkup dhe përballjes përmbyllëse kualifikuese kundër Uellsit më 18 nëntor në Cardiff.
“Shpresoj që ndeshja të mos jetë si ajo me Belgjikën, por para së gjithash ajo ndeshje ishte pjesë e taktikës sonë dhe arritëm një rezultat të mirë kundër tyre. Detyra e përzgjedhësit është të përgatisë taktikën, ndërsa ne ta zbatojmë. Shpresojmë në rezultat pozitiv dhe tre pikë kundër Uellsit”, tha Luka Stankovski.
“Nuk pres që stafi teknik të zbulojë kartat në ndeshjen me Letoninë dhe as që do të përgatisin variante të veçanta taktike për Uellsin, pikërisht sepse ajo ndeshje është më e rëndësishme. Por mendoj se me një fitore kundër Letonisë do të hyjmë në ndeshjen me Uellsin në një atmosferë të mirë, fituese”, tha Serafimov./TV21

