Këngëtarja strugane Nita Reçi së fundmi ka publikuar këngën e saj të titulluar “Premtimet”, transmeton TV21. Një këngë që përcjell emocion, flet për fytyrat e premtimeve, dëshirën për besim dhe pasojat e fjalëve që mbeten pa u mbajtur, duke na kujtuar se premtimet, pavarësisht sa të bukura janë, kanë peshë vetëm kur mbahen.

“Premtimet” Nita Reçi e sjell në bashkëpunim me Kole Oroshi.