Një vajzë 29-vjeçare ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin e Tetovës, përcjell TV21.

Dyshohet se para se të paraqitej në spitalin publik, ajo kishte marrë terapi në spitale private.

U njoftua se pacientja është pranuar në repartin e urgjencës rreth orës 03:00, në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas ndërhyrjeve të para, ajo është transferuar në repartin e Infektives, ku ka ndërruar jetë.

Për këtë rast është deklaruar edhe Ministria e Shëndetësisë ku kanë njoftuar se kanë iniciuar inspektim

“Ministria e Shëndetësisë, lidhur me rastin e pacientes 29-vjeçare e cila ka ndërruar jetë në repartin e Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Përgjithshëm të Tetovës, ka iniciuar mbikëqyrje inspektuese pranë ISHSSH-së.
Publiku do të njoftohet në kohë, pas përfundimit të procedurës për përcaktimin e gjendjes faktike”, thonë nga MSh-ja.