Më 9 qershor 2026, rreth orës 00:03, në Departamentin e Policisë në Strugë, V.S. ka raportuar se bashkëshortja e tij, N.S. (41), i kishte lënë fëmijët e tyre të mitur duke fjetur në automjetin e saj, ndërsa ajo ishte larguar për në vendin e punës.
Pas marrjes së njoftimit dhe me urdhër të prokurorit publik, policia ndërmori masa për verifikimin e rastit. Gjatë kontrolleve, fëmijët u gjetën duke fjetur në automjetin e parkuar në një parking nëntokësor në rrugën “Vllado Maleski”.
Pas identifikimit dhe sigurimit të tyre, fëmijët iu dorëzuan babait të tyre, V.S.
Autoritetet kompetente njoftuan se po ndërmerren veprime për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Pas dokumentimit të plotë, ndaj personave përgjegjës do të parashtrohen kallëzime dhe masa përkatëse ligjore.
