Disa banorë të Komunës Qendër mbetën sot pa ujë për shkak të një ndërhyrjeje në rrjetin e ujësjellësit.
NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” informon se më 9 qershor, me kërkesë të një përdoruesi për shkak të një defekti të brendshëm në adresën rruga “Dame Gruev” 7/8, është mbyllur një linjë furnizimi me ujë. Ndërprerja e furnizimit me ujë filloi në orën 9 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve.
Disa përdorues të bulevardit “Kiril i Metodij” dhe rrugës “Dimitrije Çupovski” në Komunën Qendër janë pa ujë.
The post Një pjesë e Qendrës pa ujë sot appeared first on Alsat.
