NJe shtetas i Maqedonise i zhdukur ne tragjedine ne Zvicer, familja kerkon ndihme

Familja dhe miqtë po i bëjnë një thirrje urgjente publikut për ndihmë pas zhdukjes së të riut Stiven Ivanovski në Zvicër.

Stiven u pa për herë të fundit gjatë një zjarri që shpërtheu më 31 dhjetor në barin La Constellation në vendpushimin e famshëm dimëror të Crans-Montana, trans,eton Faktiditor.info

Sipas informacionit të postuar nga të afërmit e tij në mediat sociale, në natën fatale Stiven kishte veshur pantallona të bardha dhe një bluzë të bardhë, siç shihet në fotot e publikuara. Ekziston mundësia që ai të ketë mbajtur edhe syzet e diellit specifike që mban në foto.

Familja u bën thirrje kujtdo që mund ta ketë parë Stevenin ose ka ndonjë informacion në lidhje me lëvizjet e tij, si dhe atyre që dinë nëse ai është shtruar në spitalet në Gjenevë ose Cyrih, të telefonojnë menjëherë në numrat e mëposhtëm të telefonit:

📞 076 415 0868

📞 076 385 7165

📞 078 229 5745

“Kushëriri im u zhduk në një zjarr dje në Zvicër. Nëse dikush e ka parë, ju lutemi të na kontaktoni”, thuhet në apelin e botuar në maqedonisht.

Familja kërkon ndarjen e informacionit në mënyrë që të gjendet Steven sa më shpejt të jetë e mundur./Faktiditor.info/