Një vajzë njëzetvjeçare nga Turqia është gjetur e vdekur në një apartament në Shtip këtë pasdite. Policia kreu një hetim menjëherë pas paraqitjes së raportit në orën 14:48 dhe aktualisht po punon për të përcaktuar shkakun e vdekjes së saj.

“Një femër e pajetë u gjet në një apartament në Shtip. Oficerët e policisë shkuan në vendngjarje dhe përcaktuan se ajo ishte U.E. (20), shtetase e Republikës së Turqisë”, tha policia.

 

The post Një vajzë njëzetvjeçare nga Turqia është gjetur e vdekur në një apartament në Shtip këtë pasdite appeared first on Alsat.