Kandidati për komunën e Çairit nga AKI, Bujar Osmani ka paraparë që në rrugën “Cvetan Dimov” të ketë nënkalim dhe jo zgjerim të rrugës, përcjell TV21. Siç tha Osmani, me zgjerim të rrugës vetëm se do të ketë fluks më të madh të veturave dhe njëkohësisht do të ngushtohen hapësirat duke mos krijuar diçka të re.

“Ne kemi diskutuar edhe versionin të shtohen korësi. Vlerësimi i tyre ka qenë, mënyra më e mirë për të zgjidhur atë çështje është me nënkalim dhe mbi të, të shfrytëzohet të bëhet sheshi i dytë në Çair, Sheshi Liria, që do lidh Seravën dhe Gazi Babën dhe do jetë një qendër sociale ku njerëzit do kenë mundësi të dalin, të njihen, të shetiten dhe parkim nëntokësor. Kjo është e vetmja mënyrë”, deklaroi Bujar Osmani.

Kundërshtari juaj e sheh zgjidhje të rrugës “Cvetan Dimov” me zgjerim. Ju nuk mendoni që kjo është zgjidhje?

“E kemi shqyrtuar me arkitektët edhe këtë version, kemi marre të gjithë shembujt e botës. Sa ma shumë korësi, aq më shumë fluks të veturave dhe nuk është zgjidhje. Pastaj me korësi ju vetëm ngushtoni hapësirat, po nuk krijoni funksione të reja”, tha Osmani.

Në anën tjetër, kandidati i VLEN, Izet Mexhiti si zgjidhje e sheh zgjerimin e rrugës, që siç tha, do të ketë dy korsi të reja dhe shtoi se, me marrjen e mandatit, kjo rrugë është e para që do të zgjerohet

Në prioritetin më të lartë është rruga “Cvetan Dimov”. Zgjerimi me dy korsi të reja, është projekti  7 milionë eurove. Është në programin edhe te kandidatit për kryetar të qytetit të Shkupit, është edhe në programin tim. Kjo është rruga e parë që duhet të zgjerohet”, tha Izet Mexhiti.

-Por, zoti Osmani e ka paraparë me nënkalim me tunel nëntokësor, dhe përmbi të, ndërtohet një shesh.

“Zoti Osmani pra nuk e njeh Çairin. Nuk e njeh kompetencat as Çairit, as qytetit të Shkupit. Pra, nënkalim ose mbi kalim, se ka ide edhe mbi kalimi, ato nuk janë në planin gjeneral urbanistic. Për idenë që flas unë, nëse Orce zgjidhet me 19 tetor, menjëherë mund të fillojnë procedurat prej 20-21 tetor mund të fillojnë procedurat e realizimit të rrugës “‘Cvetan Dimov”, deklaroi Mexhiti.