Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten projektligjin për barazinë gjinore. I cili nuk kaloi pa debate të forta politike mes të majtëve e të djathtëve në sallë.

Opozita kundërshtoi ashpër projektligjin duke vënë theksin tek gjinia gjithëpërfshirëse, por mazhoranca e sqaroi se janë bërë ndryshime, dhe përfundimtari përmban vetëm dy gjini, mashkull dhe femër.

Berisha nuk kursei akuzat, por kësaj radhe shënjestra e tij ishte ambasadori i BE, Silvio Gonzato, të cilit i përmendi edhe orientimin seksual.

Për mazhorancën socialiste, kjo ishte vija e kuqe për doktorin. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla kërkoi përjashtimin me 30 ditë të tij nga parlamenti dhe kalimin menjëherë në votim pa diskutime.

“Seanca s’mund të vijojë më, do të bëjmë edhe një rezolutë për të distancuar nga kjo gjuhë e Berishës”.

Ligji i barazisë gjinore u miratua me 77 vota pro të mazhorancës. Të gjithë deputetët socialistët prezencë në seancë ngritën kartonin jeshil, kurse nga opozita votuan vetëm 36 kundër.

Kartonin e kuq e ngriti Sali Berisha, por u tradhtua nga të vetët, si nga besnikët edhe nga rebelët. Noka, Paloka, djali i Fahri Balliut, Tabaku, republikani Fatmir Mediu apo Jozefina Topallit nuk votuan, me në krye të përjashtuarin Gazment Bardhi.