Njollat mund të jenë vërtet të bezdisshme, sidomos sepse mund të ndodhin në çdo moment, por disa prej tyre janë shumë të vështira për t’u hequr.
Krijuesja e përmbajtjeve në TikTok, Chantel Mila, zbuloi se si heq në mënyrë të lehtë njollat nga vaji duke përdorur vetëm dy produkte që gjenden në shtëpi, pa pasur nevojë për kimikate të forta.
Në një video të fundit, Chantel tregoi pesë teknika të ndryshme për lloje të ndryshme njollash. Një nga këto metoda ndihmon në heqjen e njollave me bazë vaji, të cilat janë veçanërisht të vështira për t’u larguar.