NOMAGAS SHA Shkup pasdite njoftoi se raportimi i NQP Shkup për lëshime të mundshme dhe ndryshikme evenbtuale në itinerarin ditor për nesër duhet të merren me rezerva. Theksojnë se për shkak të punëve të planifikuara remont në sistemet gazpërçuese rajonale në fqinjësi përkohësisht ka ndërprerje të dërgesës së gazit natyror drejt Maqedonisl por se punët duhet të përfundohen me kohë dhe se nesër duhet të stabilizohet dërgesa.
Potencoi se punët remond dhe ndërprerja janë nga 3.10.2025 deri më 17.10.2025 dhe siç njoftojnë, tre ditët e kaluara, përfshirë me ditën e sotme katër ditë, është fakt qël NQP Shkup nuk kanë pasur probleme në funksionimin, ndërsa është problematizuar 17.10.2025 kur duhet të stabilizohet dërgesa e gazit nnatyror.
Theksojnë edhe se NQP SHkup tashmë një vit nga 01.12.2025 nuk janë shfrytëzues të tyre të drejtpëdrejë përmes stacionit NOMAGAS SHA Shkup, i cili ndodhet në terrizorin e tyre.
“Duke pasur parasysh sa më sipër, nëse ekziston një arsye tjetër për devijime të mundshme dhe ndryshime të mundshme në orarin e NQP Shkup, nuk është e saktë të drejtohemi te NOMAGAS SHA Shkup për një temë të ndjeshme siç është transporti urban në Qytetin e Shkupit, thuhet në komunikatë.
NQP Shkup njoftoi në faqen e saj të internetit më herët sot se devijimet nga orari janë të mundshme, pasi deklaroi, sipas informacionit të marrë nga NOMAGAS SHA Shkup, se do të ketë një ndërprerje në furnizimin e gazit natyror në Maqedoni deri më 17.10.2025.
“Nëse informohemi për ndonjë ndryshim në lidhje me kohëzgjatjen e ndërprerjes, do të njoftoheni në kohën e duhur”, thuhet në komunikatë.