Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka befasuar publikun me publikimin e një EP-i të ri, i cili përfshin katër këngë të reja.

Projektet janë publikuar nga shtëpia diskografike Folé Publishing dhe sjellin emocione të forta përmes baladave me tekste të ndjera, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e dëgjuesve që në notat e para.

Kulmi i këtij publikimi konsiderohet rikthimi i bashkëpunimit me artistin e njohur Sinan Vllasaliu. Kënga e tyre, e titulluar “Paralele”, rikthen kiminë mes dy artistëve dhe ofron një interpretim që publiku e ka mirëpritur.

Përveç këtij dueti, EP-ja përfshin edhe këngën “Amani”, në bashkëpunim me Muharrem Ahmeti, si dhe dy projekte solo: “Ja keni ditë” dhe “Buzën e thatë”.