Ndërmarrja Publike “Komunalec” – Kërçovë i njofton qytetarët se, për shkak të përmbytjeve dhe mundësisë për ndryshime të përkohshme në cilësinë e ujit në rrjetin e ujësjellësit, si masë parandaluese gjatë kësaj periudhe rekomandohet të shmanget konsumimi i drejtpërdrejtë i ujit të ujësjellësit për pije.

“Theksojmë se ky rekomandim është parandalues dhe nuk nënkupton se ka të dhëna të konfirmuara që uji është i pasigurt, por është një masë kujdesi me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Uji të përdoret vetëm: për pije dhe përgatitje ushqimi – vetëm pas zierjes paraprake i ujë teknik (higjienë personale, larje, pastrim etj.) Ekipet e NP(K)P “Komunalec” janë në terren dhe po ndërmerren aktivitete për monitorimin, kontrollin dhe stabilizimin e gjendjes. Publiku do të informohet me kohë sapo uji të jetë i sigurt për përdorim të drejtpërdrejtë pa zierje”, thuhet në njoftim.