Gazetar: Avni Tahiri
Ndërmarrja e Qarkullimit Publik në Shkup vazhdon të përballet me mungesë të shoferëve të autobusëve, një problem që prej vitesh ndikon në funksionimin e transportit publik. Sipas informacioneve të Alsat, vetëm në muajt e fundit, një numër i konsiderueshëm shoferësh kanë lënë vendet e punës dhe kanë zgjedhur të punojnë të njëjtën punë jashtë vendit. Pagat më të larta, kushtet më të mira të punës dhe siguria më e madhe në punësim, janë ndër arsyet kryesore që i shtyjnë shoferët të largohen. e shoferëve në NQP e konfirmojnë edhe nga Sindikata e Sektorit Privat, Administrativ, të cilët thonë se arsyeja kryesore e ikjes dhe mungesës së shoferëve janë kushtet e punës, pagat e ulëta por edhe puna e shtuar.
“Nuk kemi mjaftueshëm shoferë, ata që janë ikin dhe shkojnë jashtë shtetit. Cilat janë arsyet? Fillimisht oraret e ngarkuar që punojnë çdo ditë. Çdo punëtor duhet të punoje 40 orë në javë ndërsa i detyrojnë që të punojnë pa ditë të lira. “Momentalisht mungojnë mbi 100 shoferë”, deklaroi Mexhit Idrizi – Kryetar i sindikatës së Sektorit Privat, Administrativ dhe Publik të Maqedonisë.
Nga NQP Shkup thonë se, gjatë dy muajve të fundit është regjistruar një largim natyror i një pjese të stafit të shoferëve, kryesisht për shkak të plotësimit të kushteve për pension pleqërie dhe realizimit të së drejtës për pensionim. Sipas tyre, në periudhën e kaluar ishte e dukshme një stagnim i caktuar në procesin e sigurimit të kuadrit të nevojshëm të shoferëve, por gjatë këtij viti kjo gjendje është tejkaluar dhe se janë punësuar 30 shoferë të rinj.
“Gjatë dy muajve të fundit është regjistruar një largim natyror i një pjese të stafit të shoferëve në NQP Shkup, kryesisht për shkak të plotësimit të kushteve për pension pleqërie dhe realizimit të së drejtës për pensionim. Bëhet fjalë për një proces të rregullt të rinovimit të kuadrit, të cilin NQP Shkup e ndjek vazhdimisht dhe e menaxhon në mënyrë të përshtatshme përmes planifikimit të kujdesshëm të personelit. Në periudhën e kaluar ishte e dukshme një ngecje në procesin e sigurimit të kuadrit të nevojshëm të shoferëve, por gjatë këtij viti kjo gjendje është tejkaluar në masë të konsiderueshme. Në vitin 2026, në NQP Shkup janë punësuar 30 shoferë të rinj, ndërsa gjithashtu janë angazhuar edhe 14 shoferë të tjerë në përputhje me mekanizmat ligjorë në fuqi, duke siguruar kështu stabilitet më të madh të personelit dhe organizim më të mirë të procesit të transportit”,
• Gjatë dy muajve të fundit një pjesë e shoferëve kanë dalë në pension.
• Në vitin 2026 janë punësuar 30 shoferë të rinj.
Problemi me shoferët e autobusëve të NQP-së, nuk është e vetmja sfidë pasi autobusët e prishur dhe defektet në rrugë vazhdojnë të mbeten problem i pa zgjidhur për këtë ndërmarrje./Alsat.mk.
The post NQP Shkup vazhdon të përballet me mungesë të shoferëve appeared first on Alsat.
