“Unë nuk e kam ndërtuar VLEN-in, unë e kam luftuar. Mu VLEN-i nuk më takon”, kështu tha në Click Plus Ziadin Sela kur u pyet nëse pati ftesë për t’iu bashkuar koalicionit VLEN, shkruan TV21. Sela tha se “mund ta përshëndes unifikimin e disa aktorëve politik në një organizatë të vetme, nëse kanë qëllime të pastra dhe të hajrit”, por shtoi se, “uroj që e ardhmja e VLEN-it mos të jetë e kaluara e një vjet e ca” që Sela e quajti të turpshme e me shumë servilizëm.

Por, Sela tha se nuk beson që VLEN- do të funksionojë si i unifikuar, pasi sipas tij, qëllimi nuk është te platforma politike dhe idealet kombëtare, por kush do të jetë kryetar.

“Uroj që mos të zhgënjehem nga urimi që unë bëra. uroj që të jem gabim. Uroj që kjo strukturë politike të vazhdojë dhe mos të krijohen përditë struktura politike. Urojë që të na rezervojnë nga këto thirrjet në emër të ASH-së”, tha Sela.