Pas takimit që pati me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, i pari i PDK-së Memli Krasniqi tha se si parti nuk kanë ndryshuar qëndrim, por janë që të gjendet një zgjidhje dhe të tejkalohet kjo situatë, shkruan TV21. Krasniqi tha se i propozoi Kurtit që të gjendet një kandidat që është i pranueshëm nga të gjithë, që siç tha, nuk ka pasur raste kur kandidatët për kryetar të Kuvendit janë zgjedhur pa marrëveshje politike.

“Qëndrimet e PDK-së dhe të mijat janë atë që ju i dini. Unë atë që e kam thëtnë pas çdo dështimi të seancës, ia kam thënë edhe z.Kurti përsëri që për PDK-në është shumë me rëndësi që sa më shpejtë të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës. Edhe z.Kurti i thash se do të ishte mirë me mendu për kandidat dhe kandidatura të tjera. Ky është qëndrimi i PDK-së. Nuk na takon neve me ia zgjedhë kryetaren e Kuvendit partisë që ka dalë e para në zgjedhje. Asnjëherë në të kaluarën nuk është votuar një kryetar prej atyre që nuk kanë marrëveshje politike. Ne s’kemi marrëveshje politike. Për kundër kësaj, po themi ejani që ta votojmë në figurë që mudn të jetë e pranueshme”, tha Krasniqi.