Në Gjykatën Penale sot dëshmoi Aleksandar Gjorçevski, babai i viktimës Vanja Gjorçevska. Ai akuzohet se i ka dhënë informacion Lupço Palevskit për lëvizjet e vajzës së tij, me qëllim rrëmbimin e saj. Gjorçevski tha se nuk është i sigurt nëse është psiqikisht i gatshëm të dëshmojë, por ai dëshiron të dëshmojë. Në sallën gjyqësore ai tregoi se nuk i njeh të akuzuarit dhe shtoi se asnjëherë nuk ka qenë i përfshirë në këtë rast. Konfirmoi se ishte i varur në fillim të viteve nëntëdhjetë, por theksoi se nuk kishte kontakt me drogën për tre dekada. Ai gjithashtu dëshmoi se nuk kishte borxhe dhe nuk ishte në krizë financiare dhe as nuk do të merrte pjesë në rrëmbimin e fëmijës së tij.