Gazetar: Avni Tahiri
Mirosllav Spasovski, me profesion është mjek. Që herët në mëngjes, u përball me mungesën e një koshi plehrash të zbrazur në lagjen e tij në Karposh të Shkupit. Mospasja e mundësisë që të hedh mbeturinat në kosh, u detyrua të lëshojë qesen në deponinë e krijuar pranë kontejnerëve.
Aspekti shëndetësor është alarmant, thotë mjeku Spasovski.
”Këtë që e shohim është një pasqyrim e një jo bukurie, dhe nuk ka estetikë por në fund të kësaj mizëri është ajo që nuk duket, janë mikrobet që nuk i shohim që janë salmonella, escherichia, klebsiella dhe këtë ne e shkelim dhe më pas e dërgojmë në shtëpi dhe më pas atë e thithin fëmijët tanë sepse pluhuri shkon lartë dhe ngjitet në tepihët tonë, pra, pjesa e shëndetësorë është edhe më alarmante”, tha Mirosllav Spasovski, mjek.
Mjeku Spasovski thotë se më të rrezikuar janë personat që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me koshat e plehrave e sidomos të pastrehët të cilët ndonjëherë kërkojnë ushqime nga koshat e plehrave.
“A mund të paraqitet Tuberkulozë? Absolutisht që po, tuberkulozi është sëmundje sociale kur ky fund të arrije, pra pa dashur të ofendoj askënd por shoh rom që vijnë dhe ushqehen nga këtu dhe përziejnë mbeturinat dhe në këto raste bie imuniteti dhe paraqiten sëmundje të tilla, ndër të cilat edhe tuberkulozi”, u shpreh Mirosllav Spasovski, mjek.
Spasovski këshillon qytetarët që të shmangin afrimin pranë kontejnerëve, veçanërisht kur ata janë të stërmbushur apo kur janë krijuar deponi përreth tyre. Ai thekson se, për shkak të rrezikut nga mikrobet që mund të barten, është e domosdoshme që qytetarët të dezinfektojnë këpucët para se të hyjnë në shtëpi apo në ambiente të mbyllura./ Alsat.mk
The post Nuk largohen mbeturinat! – Mjeku paralajmëron: Mund të përhapet tuberkulozi appeared first on Alsat.