Në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2025, numri i fletëvotimeve të pavlefshme në zgjedhjet lokale në Maqedoni është në rritje, me një rritje veçanërisht të theksuar në ciklin e fundit zgjedhor.
Në vitin 2017, në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetar komunash u regjistruan 45.551 fletëvotime të pavlefshme.
Ky numër u ul në vitin 2021, kur u regjistruan 19.127 fletëvotime të pavlefshme për kryetarët e komunash, por në të njëjtën kohë kishte 37,959 fletëvotime të pavlefshme për listat e këshilltarëve.
Në zgjedhjet e fundit të së dielës, numri i fletëvotimeve të pavlefshme u rrit ndjeshëm. Në zgjedhjet për kryetar komunash, u regjistruan 53.724 fletëvotime të pavlefshme, që është numri më i lartë deri më tani, ndërsa për listat e këshilltarëve numri arriti në 50.143.
The post Numër rekord i fletëvotimeve të pavlefshme në zgjedhjet e fundit lokale appeared first on Alsat.