Një grua nga Michigani përdori programin e inteligjencës artificiale ChatGPT, për të gjeneruar një sërë numrash lotarie që i sollën asaj një çmim prej 100,000 dollarësh.

Tammy Carvey, 45 vjeç, nga Wyandotte, u tha zyrtarëve të lotarisë së Michiganit, se vendosi të blinte një biletë Powerball në internet kur çmimi i madh ishte i lartë në shtator.

“Unë luaj Powerball vetëm kur çmimi i madh arrin deri aty dhe çmimi i madh ishte mbi 1 miliard dollarë, kështu që bleva një biletë”, tha Carvey.

The post Numrat e zgjedhur nga ChatGPT i sjellin amerikanes një çmim lotarie prej 100,000 dollarësh appeared first on Alsat.