Në ndeshjen e sotme të ligës së parë të Maqedonisë Veriut, Shkëndija e Tetovës luajti në transfertë me ekipin Brera nga Strumica.
Në minutën e 30-të është ndërprerë ndeshja pasi tifozët e Shkëndisë “Ballistët” nxorën flamurin kombëtar dhe për këtë arsye policia detyroi që ata të lëshojnë stadiumin.
Më poshtë ju sjellim regimin e plotë të tifo-grupit “Ballistët:
Pas udhëtimit për në Strumicë 200km, në minutën e 30’ të ndeshjes brera vs Shkëndija, vjen urdhëri që të lëshojmë tribunat, për shkak se shfaqëm në hekurat e tribunës flamurin kombëtar, idiotizëm dhe shembull që tregon se shqiptarët konsiderohen qytetarë të rendit të dytë në shtetin Sllav.
SHIHEMI JAVËS TJETËR NË FERRIN E QUAJTUR TETOVË 🔥
Shqipëria shqipëtarëve vdekje tradhëtarëve !