Kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, në profilin e tij në Facebook ka publikuar fotografi të objektit komunal të lyer me ngjyrat e flamurit serb.

“Strumica dhe strumicasit shprehin dhimbjen dhe pikëllimin ndaj familjeve të personave që humbën jetën dhe të lënduarve në tragjedinë e madhe në Novi Sad. Në shenjë zie të thellë, solidariteti dhe përkrahjeje, sonte e kemi ndezur objektin e komunës me ngjyrat e flamurit serb. Një tragjedi e tillë nuk duhet të përsëritet kurrë”, ka shkruar Kostadinov.