Observatori i Futbollit “CIES”, në raportin e fundit ka publikuar renditjen e lojtarëve më vendimtarë të vitit të fundit kalendarik, bazuar në parametra statistikorë të avancuar: krijim rastesh, ndikim ofensiv dhe aftësi finalizimi. Analiza përfshin 67 kampionate në botë, pa “peshuar” nivelin e tyre.
Në krye është Lionel Mesi, sot tek Inter Majami, me 59 përfshirje në gola (37 gola dhe 22 asistime) dhe 66.3 pikë si vlerësim. Pas tij renditet Kilian Mbape i Real Madridit me 41 gola+asistime dhe 65.4 pikë. Bajern Munih ka në vendin e tretë Hari Kejnin (64.5 pikë) dhe në të katërtin Mihael Olise (54.9 pikë).
Mes më të rinjve spikat Lamine Jamal i Barcelonës, më i riu në “top 100”, me 18 gola dhe 11 asistime (46 pikë). Nën 23 vjeç është edhe Frankulino Dzhu i Mitilandit (27.1 pikë). Për Italinë, i vetmi përfaqësues është Zhoel Pohjanpalo i Palermos, me 31 gola+asistime dhe 26.6 pikë si vlerësim.
The post Observatori i Futbollit: Lionel Messi, futbollisti më vendimtar i vitit 2025 appeared first on Alsat.
