Gazetar: Suad Bajrami
Në Odën e Avokatëve të Maqedonisë së Veriut ka lëndë aktive për heqjen e licencës së avokatit Fehmi Stafa, i cili paraprakisht u dënua me 15 muaj burg. Ai u kap në flagrancë duke marrë transhenë e dytë të 50 mijë eurove me qëllim për ta korruptuar gjyqtarin e Apelit Gjoko Ristov që ta lirojë nga paraburgimi Lupço Pecovin e akuzuar në rastin “Zinxhir”. Megjithatë, Gjykata disiplinore e Odës së Avokatëve ende nuk ka miratuar vendim, ndërsa shkurt thonë për Alsat do të vendoset gjatë periudhës në vazhdim.
Vendimi duhet të merret mbi bazën e shkeljes së rëndë të Kodit Etik, pavarësisht se Gjykata Penale e Shkupit nuk i ka caktuar masë ndalimi të veprimtarisë. Neni 1 i Kodit Etik është i qartë, Avokati nuk guxon ta rrënojë pavarësinë e tij dhe t’i shkelë parimet e tij profesionale me qëllim që ta kënaqë cilindo, qoftë edhe klientin e tij.

Sipas Statutit të Odës së Avokatëve, procedura për heqjen e licencës shkon nëpër Gjykatës Disiplinore, një organ në kuadër të Odës së Avokatëve, i cili shqyrton provat dhe faktet për shkeljet. Ndaj vendimit, pala ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh.
Ndërkohë që Gjykata Disiplinore ende s’ka sjellë vendim, emri i Fehmi Stafës vazhdon të jetë në listën e avokatëve aktiv, edhe pse fizikisht Stafa nuk ka mundësi ta ushtrojë funksionin pasi ndodhet në burg. Dënimi 15 mujor që i llogaritet prej dhjetorit të vitit 2025, duhet t’i mbaroj në mars të vitit 2027.

(Skroll: Aktgjykimi) Stafa në prill të këtij viti pranoi fajin dhe arriti marrëveshje me Prokurorinë, të cilën më pas Gjykata e konfirmoi. Sipas Aktgjykimit, Stafa ka kërkuar 100 mijë euro nga klienti i tij Lupço Pecov – Djalli, me qëllim që të ndikojë te gjyqtari Gjoko Ristov për t’ia shfuqizuar masën e paraburgimit. Megjithatë Stafa është denoncuar në polici dhe është kapur në flagrancë duke marrë pjesën e dytë të parave. Krahas dënimit me burg, Fehmi Stafës i janë marrë edhe dy telefona celularë të markës Iphone 16 dhe Redmi Poko M4. /Alsat.mk
The post Oda e Avokatëve ka hapur procedurë për licencën e avokatit të dënuar Fehmi Stafa appeared first on Alsat.
