Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur sot mospranimin e ankimit të bërë nga ish-presidenti Ilir Meta.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se çështja lidhej me kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë, si arrest në shtëpi, garanci pasurore, detyrim paraqitjeje apo ndalim daljeje jashtë vendit.
Mbrojtja ligjore e Metës ka argumentuar se kërkesa lidhet me mbarimin e afatit të kohës së hetime, Sakaq kreu i Partisë së Lirisë ka ofruar dhe garanci rreth 50 mijë eurosh.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 04.05.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 120 akti, datë 22.04.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit I.M: “Ankim kundër vendimit nr. 242, datë 24.03.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: zëvendësimin e masës së sigurimit personal të arrestit në burg, në një masë tjetër: arrest në shtëpi, garanci pasurore, detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, ose ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe vendosi: – Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i pandehuri I.M., nëpërmjet mbrojtësit av. Kujtim Cakrani, ndaj disponimit nr. 242, datë 24.03.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. – Ky vendim t’i njoftohet palëve. – Ndaj këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë. Tiranë, më 04.05.2026“, thuhet në njoftimin e gjykatës.
