Agjencia palestineze e ndihmës e OKB-së ka thënë se ka ushqim të mjaftueshëm për të ushqyer “të gjithë popullsinë në Gaza për tre muaj”.

Në një konferencë për shtyp, drejtoresha e komunikimit të UNRWA-së, Juliette Touma, tha se shpërndarja e ndihmës ishte “absolutisht kritike”.

Uria u shpall në qytetin e Gazës nga një organ i sigurisë ushqimore i mbështetur nga OKB-ja për h erë të parë në gusht.

Bëhet e ditur se UNRWA ka bërë thirrje të përsëritura që ndihma të lejohet në enklavë gjatë gjithë konfliktit.

Sipas kushteve të planit të armëpushimit të presidentit amerikan, Donald Trump, deri në 600 kamionë me ndihma humanitare duhet të hyjnë në Gaza çdo ditë.

Hapi i shtatë i planit përcakton një kërkesë që ndihma të dërgohet menjëherë në Gaza.

Së paku, kjo do të përfshijë rehabilitimin e infrastrukturës, spitaleve dhe furrave të bukës, si dhe shpërndarjen e pajisjeve për të hequr rrënojat.

Ndihma do të shpërndahet nëpërmjet OKB-së, agjencive të saj, Gjysmëhënës së Kuqe dhe “institucioneve të tjera ndërkombëtare”.

The post OKB: Ka ushqim të mjaftueshëm për të ushqyer Gazën për tre muaj appeared first on Alsat.