oshnjat në Rripin e Gazës, të shkatërruar nga lufta, po lindin gjithnjë e më shumë të kequshqyera, sepse nënat e tyre nuk kanë qenë në gjendje të ushqehen në mënyrë adekuate për muaj të tërë gjatë shtatzënisë, tha të martën agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët, UNICEF.
Izraeli e kufizoi rëndë aksesin në ushqim dhe furnizime gjatë luftës. Një armëpushim ka qenë në fuqi që nga tetori, megjithëse grupet e ndihmës paralajmërojnë se situata humanitare mbetet e tmerrshme.
Kequshqyerja mund të ketë pasoja shëndetësore për gjithë jetën, paralajmëroi Tess Ingram, një zëdhënëse e UNICEF-it që punon në Gaza.
“Asnjë fëmijë nuk duhet të pësojë plagë nga lufta, përpara se të ketë marrë frymën e parë”, u tha Ingram gazetarëve në Gjenevë, nëpërmjet një lidhjeje video. “Foshnjat me peshë të ulët në lindje kanë rreth 20 herë më shumë gjasa të vdesin, sesa foshnjat me peshë normale.”
Gati 40% e grave shtatzëna të ekzaminuara nga UNICEF midis korrikut dhe shtatorit, ishin të kequshqyera.
Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, para luftës, rreth 250 foshnje në muaj lindnin me peshë më pak se 2.5 kilogramë.
Midis korrikut dhe shtatorit të këtij viti, kjo shifër u rrit në rreth 460 në muaj, pavarësisht një rënieje të ndjeshme të përgjithshme të lindjeve, tha UNICEF, duke cituar të dhëna nga autoriteti shëndetësor i Gazës i drejtuar nga Hamasi.
Lufta u shkaktua nga një sulm i 7 tetorit 2023 nga Hamasi dhe grupe të tjera militante ndaj Izraelit, në të cilin u vranë rreth 1,200 njerëz dhe më shumë se 250 u morën peng në Gaza.
Më shumë se 67,000 njerëz janë vrarë që atëherë në bombardimet izraelite, sipas zyrtarëve palestinezë.
Izraeli herë pas here i ndaloi plotësisht shpërndarjet e ndihmës humanitare në Gaza.
Autoritetet izraelite thonë se rreth 600 kamionë që transportojnë ndihma po hyjnë aktualisht në territor çdo ditë, një nivel i rënë dakord sipas një plani paqeje të mbështetur nga SHBA-të.
The post OKB: Numri i foshnjeve nën peshë në Gaza, në rritje! appeared first on Alsat.
