Skuadra kampione e Oklahoma-s vijon të marshojë në NBA, duke korrur suksesin e pestë sezonal. “Thunder” mundën 108-101 Sakramenton, sfidë ku Aleksander Shai realizoi 31 pikë.

Fiton edhe skuadra e Golden Stejt, që mundi 98-79 L.A Klipers, ndeshje ku mbrojtjet e të dyja skuadrave bënë diferencën. Batler me 21 pikë e Kerri me 19 pikë u dalluan për “Uarriorsat”.

Ekipi i Majamit, falë 58 pikëve të realizuara nga lojtarët e stolit, fitoi 144-117 ndaj Sharlotit (Zhakuez 28 pikë e Adebajo 26 pikë ishin më të mirët).

Në Konferencën e Lindjes kryeson Filadelfia me 4 fitore, që mposhti 139-134 Uashingtonin jashtë fushe. Fitore që erdhi në kohën shtesë, ku shkëlqeu Tajrez Maksej me 39 pikë e 10 asist. Skuadra e Milluokit fitoi 121-111 ndaj Nju Jorkut, ndeshje ku u dallua Xhiannis Antetokounmpo me 37 pikë.

 

NBA-Rezultatet e sotme

Uashington – Filadelfia, 134-139

Majami – Sharloti, 144-117

Milluoki – Nju Jork, 121-111

Oklahoma – Sakramento, 107-101

Golden Stejt – L.A Klippers, 98-79

The post Oklahoma vijon marshimin, fitore për Majamin e Golden Stejtin appeared first on Alsat.