Opozita kërkon rritjen e pagës minimale në 600 euro. LSDM propozon ligj dhe kërkon mbështetje nga deputetët e VMRO-DPMNE-së . Sipas LSDM-së ligji parashikon edhe subvencionimin e kontributeve për kompanitë private, me qëllim që rritja të mos paraqesë barrë shtesë për punëdhënësit. Opozita e prezantoi propozimin para deputetëve në komisionin parlamentar për çështje ekonomike, cila filloi dhe u ndërpre menjëherë pas arsyetimit të propozim ligjit.

“Për atë se si është gjendja në shtet, në raport me standardin e jetesës dhe përse propozojmë të sillet ky ligj, flasin të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, për shkallën e varfërisë, që është 21,9 përqind. Që nënkupton se çdo i pesti qytetar në shtet dhe çdo i treti fëmijë në shtet jetojnë në varfëri. Pragu i varfërisë është 31 200 për një familje katër anëtarëshe, që nënkupton për 5200 denarë, paga minimale është nën pragun e e varfërisë. Nëse nuk rritet paga minimale, nënkupon se ky shtet mbështet një pagë, me të cilën edhe nëse punoni me orar të plotë pune, familja juaj zyrtarisht udhëhiqet si familje e varfër.” – Jovanka Trençevska, LSDM./Alsat.mk

 

The post Opozita propozon pagë minimale 600 euro, kërkon mbështetjen e VMRO-DPMNE-së appeared first on Alsat.