Viktor Orbani ka pranuar humbjen në zgjedhjet parlamentare në Hungari të mbajtura këtë të dielën, përcjell TV21. Orbani ka thënë se rezultati i zgjedhjeve është i qartë dhe se e pranon humbjen, raporton “The Guardian”. Ai ka treguar se e ka uruar Peter Magyarin për fitoren. E edhe Magyari në postim në Facebook e ka pranuar se Orbani e ka uruar për fitore.
“Urova partinë fituese. Ne do t’i shërbejmë kombit hungarez dhe atdheut tonë edhe nga opozita”, tha Orban.
Orbanit i ka mbaruar udhëheqja 16-vjeçare në Hungari. Ai ka thënë se rezultati është I dhimbshëm për partinë e tij Fidesz.
