Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu në Daily Click foli edhe për shfuqizimin e Balancuesit. Kadriu tha se vendimi u soll me shumicë nacionale, ndërkaq shtoi se 3 anëtarët dy shqiptarë dhe një turk kanë votuar kundër.

“Vendimi në fjalë u soll me shumicë, edhe në bazë nacionale, meqense tre gjyqtarët dy shqiptar dhe një koleg i përkatësisë turke votuan kundër”, tha Osman Kadriu në Daily Click në TV21.