Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në fund të Samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor mbajtur dje në Bruksel dhe pas diskutimeve intensive është marrë vendimi që të hiqen të gjitha masat për Kosovën.
Osmani ka deklaruar se një pjesë e madhe e masave hiqen sot, kurse pjesa tjetër në fund të janarit.
Në video mesazhin e publikuar nga Osmani në rrjetet sociale, shfaqet edhe kryeministri Edi Rama i cili vlerësoi rolin e saj në këtë proces.
Rama thekson në mesazhin e tij se: “Kjo grua ka qenë e jashtëzakonshme sot. I ka zhbllokuar të gjitha fondet. Dhe lërini ca thotë kemi lajme. Ka kjo lajme dhe është merita e saj 100%”.
Presidentja osmani ka falenderuar kryeministrin Rama dhe Shqipërinë për përkrahjen.
Heqja e masave pritet të sjellë zhbllokimin e fondeve evropiane dhe rikthimin e projekteve të pezulluara, duke ndikuar drejtpërdrejt në sektorë kyç të zhvillimit ekonomik dhe institucional të Kosovës.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen deklaroi një ditë më parë se “ne po programojmë 216 milionë euro ndihmë financiare dhe kemi ndërmend të lëshojmë 205 milionë euro në fillim të vitit të ardhshëm”.
The post Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës – Rama: Meritë e jotja appeared first on Alsat.
