Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka ftuar kryetarët e partive politike në një takim që do të mbahet të premten (nesër) në ora 12:00.

“Takimi është ftuar për nesër në orën 12:00”, tha Bekim Kupina, këshilltar për media i Vjosa Osmanit.

Ky takim vjen pas dështimit të 26 tetorit kur mandatari për Qeverinë Kurti 3, Albin Kurti nuk arriti t’i marrë 61 vota për formimin e qeverisë.

The post Osmani fton kryetarët e partive në takim për të premten appeared first on Alsat.