Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar liderët e partive politike për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Pas dekretit për shpërndarje të Kuvendit, e para e vendit ka ftuar liderët e partive sot nga ora 13:00.

Kështu ka mësuar KosovaPress nga burime brenda presidencës.

LDK më herët ka shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve, ndërkaq nuk dihet nëse LVV-ja do të marrë pjesë.

The post Osmani fton partitë politike në orën 13:00 për caktimin e datës së zgjedhjeve appeared first on Alsat.