Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani sot është përgjigjur në lidhje me takimin me ish kryeministrin Nikolla Gruevski, njofton TV21.

Ai tha se edhe po të kishte pasur takim, ka qenë në kuadër të funksionit si ministër i Punëve të Jashtme dhe nuk mund të ndajë informacione pasi siç tha Osmani, janë të klasifikuara.

“Shihni, unë do kisha. Unë mendoj se u përgjigja në këtë pyetje. Do kisha dashur të flas më shumë, po takimet e ministrit të Jashtëm janë takime klasifikuara dhe me ligj nuk mund të paraqiten. Edhe pse për këtë çështje
kam folur se është pjesë e fushatës së tyre. Por edhe po të kishte pasur
diçka të tillë do ishte në kuadër të funksionit të ministrit të jashtëm.
Ata janë informacione të klasifikuara”, tha Osmani.