Anëtari i Kuvendit Qendror të Partisë Demokratike Evropiane nga Kumanova Vedat Osmani ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit në Kumanovë ku me çdo kusht po provokohen tensione ndëretnike.
Më poshtë ju sjellim tekstin e plotë të reagimit:

Ditëve të fundit jemi dëshmitare se qarqe të ndryshme të frymëzuar nga politika anti shqiptare e kësaj Qeverie po mundohen me çdo kusht të provokojnë shqiptarët për të ritur tensionet ndëretnike.
Pse çdoherë po eksperimentohet me karadakun dhe shqiptarët e kësaj ane?
Për fat të keq pasojat e nënshtrimit të VLEN-it ndaj VMRO-DPMNE janë duke dëmtuar çdogjë shqiptare.
Apel deri te të gjithë për tu përmbajtur nga provokimet që po na bëhen dhe që për fat të keq duket se do vazhdojnë edhe periudhën në vazhdim.