Pa marrëveshje me transportuesit privatë – nga e hëna, 70% më pak në qarkullim

Deri të hënën, më 6 tetor, derisa nuk do të paguhet borxhi ndaj transportuesve privat të Qytetit të Shkupit, linjat e tyre të autobusëve do të zvogëlohen për 70%. Transportuesit privat “Jofi Bus”, “Vestor Trans”, “Rados Compani”, që qarkullojnë në Shkup, sot kërkuan nga NQP t’u paguhet borxhi prej 170 milionë denarëve, ndërsa deri më tani kanë marrë vetëm 90 milionë. Ata do të vozisin vetëm në turnin e parë nga ora 5 deri në orën 10, kumtoi njëri nga ta.

“Në qershor borxhi ishte 45 milionë denarë, tani në këtë moment borxhi ka arritur në 70 milionë për hisen time, është e vërtetë! Nuk jam njeri që gënjej as që manipuloj, unë e them të vërtetën se ka gjurmë. Është e verifikuar, unë ju them zyrtarisht që 35 milionë detyroheni për pakon time, më paguani menjëherë që të mundem t’u shpërndaj njerëzve dhe problem nuk do të ketë”, tha Jovica Zafirovski, pronar i “Jofi bus”.

Drejtori i NQP-Shkup Dragi Kushovski, i cili iu bashkëngjit konferencës për media, iu tha transportuesve privat se e di mirë situatën në Ndërmarrjen e qarkullimit publik në kryeqytet dhe se pagesat janë shlyer sipas mundësive të tyre financiare.

“Nuk jeni korrekt, bëni politikë këtu në ndërmarrjen publike! Mirë pra na thuaj përse nga muaji mars na ke borxh paratë, nuk po flasim për tetorin. Prej kur keni atë borxh, po të pyes? Prej kur se kam ardhur unë borxhi po ju zvogëlohet. Hajt lëre fare! Unë po të tregoj se i kam dokumentet”, tha Dragi Kushovski, drejtor i NQP Shkup.

Transportuesit privat reaguan ndaj kësaj duke thënë se borxhi ishte më i madh, gjë që çoi në një debat të ashpër se cili informacion ishte i saktë. Të dyja palët kërkuan që të tregoheshin pagesat, por gjithçka mbeti vetëm fjalë. Transportuesit privatë konfirmuan, por thanë se nuk u ishte paguar shuma totale, domethënë, ishte paguar vetëm një pjesë e vogël e borxhit. Dje u paguan nga 300 mijë denarë secili, dhe pesë javë më parë nga 10 milionë denarë secili për borxhin e marsit. Transportuesit i treguan drejtorit se nuk mund t’i mbulonin borxhet ndaj stacioneve të benzinës dhe se përmbaruesit ishin njoftuar tashmë.