Negociatat për rritjen e pagës minimale në Serbi për vitin e ardhshëm do të nisin në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit, njoftoi sot ministri serb i Financave, Sinisha Mali.

Sipas tij, me këtë rritje, paga minimale nga 1 janari 2026 do të arrijë në 550 euro. Mali e bëri këtë deklaratë pas mbledhjes së Këshillit Socio-Ekonomik, ku u vendos që paga minimale të rritet me 9.4% duke filluar nga 1 tetori i këtij viti, nga 53.592 dinarë në 58.630 dinarë, që është ekuivalente me një rritje nga 450 në 500 euro.

Gjithashtu, pagesa për një orë pune do të rritet nga 308 në 337 dinarë.

Mali shtoi se objektivi i Qeverisë së Serbisë është që paga minimale nga 1 janari 2028 të arrijë në 650 euro.

Sipas autoriteteve serbe, rreth 90.000 punëtorë në Serbi marrin pagë minimale.